Deklarata e Kukelit mbas humbjes me Izraelin

Mesfushori i Kombëtares së Shqipnisë, Burim Kukeli e pranon se në ndeshjen kundër Izraelit ka shkue çdo gja keq për ta, tue e cilësue veten si të pafat.

Por, ai insiston se gjaba të tilla munden me ndodhë në futboll.

“Na vjen keq me mënyrën se qysh u zhvillue ndeshja dhe gjana të tilla në futboll munden me ndodhë. Edhe penallti edhe karton i kuq asht shumë. Çdo gja ishte kundër neve”, tha Kukeli mbas ndeshjes.