Deklarata e Low për penalltinë e Francës

Mbas përfundimit të ndeshjes, trajneri gjerman ka justifikue si kapitenin Shchweinsteiger, po ashtu edhe referin italian Nicola Rizzoli, ndërsa shton se fati i ndeshjes u vendos nga penalltia.

“Puna e referëve s’duhet komentue. Nëse shihni si Shchweinsteiger mundohet me arritë topin dhe se si i rrëshqet mbi dorë, asht veç mungesë fati. Ka nji lëvizje të rrjedhshme kur kcen dhe nuk mundet me kontrollue”,  u shpreh Low.