Deklarata e madhe e Canës për Kosovën e Shqipninë

Lorik Cana, kapiteni i kombëtares së Shqipnisë në futboll, ka deklarue se pret që Kosova shumë shpejt ka me pasë sukses në arenën ndërkombëtare.

Cana thotë se, mbas pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA janë hapë rrugët që talentet kosovarë me kallxue fuqinë dhe me çue përpara futbollin kosovar.

Ai ka deklarue se mbas pranimit me të drejta të plota të Kosovës në futbollin ndërkombëtar, vendit i duhet punë dhe durim, sepse fillimi asht i vështirë.

“Ka me qenë tifozi i parë i Kosovës dhe i Shqipnisë. Me randësi që të kemi sukses. Ka me ardhë në Prishtinë për me pa Kosovën. Duhet kohë, por asht fazë e mirë që duhet të punojmë”, ka thanë ai.
“Kosova ka kualitetet. Veç me e pa faktin se sa futbollistë nga Kosova jemi në ekipin kombëtar të Shqipnisë. Të shohim edhe të tjerët në përfaqësuese tjera. Kosovarët tash po luejnë edhe në ekipe të mëdha europiane. Talentet veç po shtohen”, ka deklarue Cana.