Deklarata e madhe e Valon Berishës për Kosovën

Valon Berisha asht shprehë shumë i lumtun që ju asht bashkue Kosovës.

“Falënderoj Norvegjinë, sepse asht vendi që m’i ka dhanë hapat e parë në futboll. Lojtarët dhe stafi e kanë pranue vendimin tim”, deklaroi Berisha.

“Jam shqiptar, pushimet i kaloj gjithmonë këtu dhe jam i lumtun që kam ardhë te Kosova”, shtoi ai.

“Ka qenë nji vendim shumë i vështirë për mue, por kur i ke rrajt nga Kosova, s’mund ta refuzosh vendin tand”, u shpreh Berisha.