Deklarata e Majlinda Kelmendit mbas momentit historik

Majlinda Kelmendi asht shprehur shumë e emocionueme para kamerave, menjiherë mbasi ka fitue Medaljen e Artë në Lojnat Olimpike “Rio 2016”.

Xhudistja kosovare asht futë në histori mbasi i ka dhanë medaljen e parë të artë Kosovës.

Kelmendi ka thanë se asht krenare që ka arritë, me medaljen e artë të fitueme në “Rio 2016” me kallxue që të rijtë kosovarë munden me arritë suksese të jashtëzakonshme në sport.

“Jam krenare që kam arritë me kallxue që të rijtë kosovarë kanë mundësi të arrijnë suksese të mëdha në sport”, ka thanë Kelmendi mbas fitores.