Deklarata e Pogba si lojtar i Manchester United

Mbyllet me nji fund të lumtun telenovela ma e gjatë e merkatos së kësaj vere. Paul Pogba tashma asht zyrtarisht nji futbollist i Manchester United. Mbas 4 vjetësh ” Djaloshi i Artë”, rikthehet në stadiumin ku hodhi hapat e tij të parë si profesionist. Manchester United me nji komunikatë në faqen zyrtare bani të ditun se Pogba asht lojtari ma i ri i Djajëve të Kuq.

105 milionë Euro plus 5 milionë të tjera në formë bonusesh i kushtoi blemja e kartonit të mesfushorit francez ekipiit nga Old Trafford.

“Jam shumë i lumtun që jam kthye te Manchester United. Djajtë e Kuq gjithmonë kanë qenë nji ekip që kanë nxanë nji vend të vecantë në zemrën time dhe memxi po pres momentin të punoj me Mourinhon. Kam kalue nji periudhë të bukur te Juventusi, kam kujtime fantastike mbasi bahej fjalë për nji ekip të madh dhe të gjithë futbollistët që janë pjesë e bardhezijve i konsideroj miqtë e mi. Megjithatë, mendoj se ky ishte momenti i duhun për me u rikthye në Old Trafford”, tha Pogba në deklaratën e tij të parë si lojtar i Manchester United.