Deklarata e Vokrrit i tranon serbët

vokrri

Deklarata e Fadil Vokrrit se ka me i pritë si vllazën kroatët ka shkaktue zemërim te serbët.

‘Menxi po e presim këtë ndeshje. Më vjen mirë që në këtë ditë luejmë me kroatët. Për cilësitë e tyne nuk duhet harxhue kohë”.

“Kroacia dhe Kosova janë vende mike, të mos them janë vllazën dhe si të tillë ata kanë me u pritë. Aryne nuk ka me ju mungue asgja, ka me qenë nji pritje e ngrohtë”, ka thanë Vokrii për gazën kroate, “Sportske novosti”.

Kjo deklaratë nuk ju ka pëlqye serbëve, të cilët kanë dhanë komente nga ma të ndryshmet, në shkrimin e botuem në portalin blic.rs.

Ndeshja Kosovë-Kroaci zhvillohet në Shkodër më 6 Tetor, ndërsa Vokrri ka shprehë dëshirë që ndeshja e radhës të zhvillohet në Prishtinë.