Deklarata e Xhakës mbas humbjes së penalltisë

Protagonisti kryesor për eliminimin e Zvicrës, Granit Xhaka i kërkon falje tifozëve dhe tanë lojtarëve të tij përmes nji statusi në Facebook.

Zvicra u eliminue nga Polonia mbas gjuejtjeve të penalltive, ku Graniti ishte i vetmi lojtar që e humbi nji për zvicranët.

Ai gjithashtu, mendon se ekipi i tij ishte ma i mirë në fushë dhe e ka meritue kualifikimin.

“Ne ishim ekipi më i mirë sidomos në pjesën e dytë dhe në vazhdime, e kemi merituar të fitojmë. Unë jam shumë i trishtuar pasi kam humbur të vetmen penallti. Më vjen keq për shokët e skuadrës dhe për të gjithë ata tifozë që udhëtuan për në Francë. Çdo kush që më njeh mua e di se unë jap gjithmonë më të mirën. I juaji Graniti”.