Deklarata shokuese e De Biasit: Due Anglinë, jo Shqipninë

Dorëheqja e Roy Hodgson nga Përfaqësuesja angleze ka hapë mundësinë që shumë trajnerë me qenë kandidatë për postin e trajnerit të Anglisë

Mediat italiane po spekulojnë se Gianni De Biasi asht nji kandidaturë serioze për me drejtue Anglinë gjatë  Botnorit ‘Rusi 2018’.

Ma parë De Biasi ka thanë se ka me vazhdue me drejtue Shqipninë, por ka shokue tanë gjatë nji interviste për “Radio 1 Rai” tue urue që kjo hipotezë me u ba realitet.

Egziston si mundësi, nuk e di se sa e realizueshme asht, por egziston. Unë uroj që me ndodhë”, u shpreh De Biasi.

Kam nji klauzolë për me prishë kontratën me Shqipninë, asht nji nga pikat kryesore që kam vnue kur kemi ba rinovimin. Mundem me u largue në çdo moment pa problem”, përfundoi De Biasi.