Deklarata shokuese e Scholes për Pogba!

Paul Scholes beson se Manchester Unitedi po e tepron me ofertën për rikthimin e Paul Pogbas, për të cilin planifikon me thye rekordin botnor të transferimeve.

Mesfushori francez u largue nga Djajtë e Kuq si i lirë në vitin 2012 tue ju bashkue Juventusit dhe tash asht ba lojtari ma i kërkuem në treg.

Unitedi asht në garë me Real Madridin për shërbimet e 23-vjeçarit dhe po flitet për nji shumë që mundet me shkue deri në 120 milionë euro.

Scholes e pëlqen lojën e Pogbas, por thotë se nji shifër e tillë e vnon atë në nivel me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, gja që nuk përkon me realitetin.