Deklaratë befasuese e Montella mbas humbjes

Vincenzo Montella insiston se Milani nuk e ka meritue humbjen kundër Genoas.

Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella beson se ekipi e tij nuk asht dasht me humbë kundër Genoas.

Milan u mposht 3:0 nga Genoa, veç 3 ditë mbas fitores së madhe kundër Juventusit.

“Ne luejtëm ma mirë se herët tjera dhe nuk e merituem humbjen, sepse kallxuem shumë karakter. Lojtarët duhen me qenë krenarë për atë që kanë kallxue në pjesën e dytë”, tha Montella mbas ndeshjes.