Deklaratë e madhe e trajnerit të Kroacisë për Kosovën

Mbas ndamjes nga Jugosllavia më 1991, Kroacia ka arritë me u ba fuqi në futbollin ndërkombëtar. Në debutim, ata arritën të kualifikohen në Kampionatin Europian dhe atë Botnor, kurse rezultatin ma të mirë e realizuen në “Francë 98” ku përfunduen në pozitën e tretë.

Sot, Kroacia asht nji pjesëmarrëse e rregullt në garat ma të mëdha, tue mungue vetëm dy herë në “Euro 2000” dhe “Botënorin 2010”.

Kosova asht po ashtu me statusin e debutuesit në eliminatoret e “Kampionatit botnor 2018”.

Dhe, trajneri i Kroacisë, Ante Cacic, në nji intervistë për Zërin ka thanë se pikërisht në mënyrë të njajtë në debutimin ndërkombëtar, Kosova mund të shënojë sukses të madh, siç kishin ba kroatët.

Ai po ashtu, i ka ftue futbollistët e tij që të kenë kujdes nga ekipi i Kosovës, në ballafaqimin e tyne të ardhshëm në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, më 6 Tetor, në duelin e xhiros së dytë në Grupin I.