Deklaratë e papritun nga Franca pêr Shqipninë

Edhe pse kombëtarja shqiptare gjeti mikpritjen në zonën e Perro Guire gjatë qëndrimit të Francë, jo në tana zonat ka pas me gjetë të njajtën dashamirësi dhe mikpritje.

Presidenti i stadiumit të Montpelierit, vendi ku janë pregaditun italianët, ka deklarue se ka mbetë i kënaqun që Shqipnia nuk asht stërvitë në stadiumin e drejtuem prej tij.

“Ishin disa Kombëtare si alternativë për me qendrue nê këtë stadium. Më vjen shumë mirë që nuk ishte Shqipnia, por erdhi Italia. Zvicra dhe Turqia ishin gjithashtu kandidate.
Conte ishte nji personazh pozitiv dhe kam bisedue me të për shumë gjana. Madje, kam mësue prej tij në lidhje me futbollin”, ka deklarue presidenti i Montpelierit.