Deklaratë e papritun nga Lorik Cana

Kapiteni i ekipit kombëtar të futbollit, Lorik Cana ka shty ditën e ceremonisë së lamtumirës me kuqezijtë.

Mbrojtësi ka hedhë poshtë zanat se ceremonia për lamtumirën nga Shqipnia ka me u ba në ndeshjen përballë Spanjës në 9 Tetor në Shkodër.

Në nji postim në Facebook, Cana thotë se ceremonia ka me u ba në Qershor të 2017.

Kapiteni u largue nga ekipi kombëtar mbas përfundimit të finaleve të Europianit të Francës.

Statusi i Lorik Canës:

Përshëndetje te gjithë miq, më kanë pytur rreth ceremonisë e lamtumirës me kombëtarën dhe zërat qe po qarkullojnë për mbajtjën e saj me 9.10 në Shkodër!!!

Doja të ju informoj që nuk është e vërtet, dhe me shumë mundësi kjo ceremoni do të mbahët në 6 mujorin e parë të 2017 së.

Me rrespekt dhe dashuri Loriku