Deklarohet ma n’fund Xhaka për qëndrimin e tij te Shqipnia

Taulant Xhaka ka konfirmue se ka me mbetë pjesë e Shqipnisë edhe mbas Euro 2016
Taulant Xhaka, mesfushori i Baselit, u ka dhanë fund spekulimeve rreth të ardhmes në Kombëtaren shqiptare.

Mbas rikthimit të ekipit Kombëtar në Tiranë, kanë qarkullue zana se Xhaka kishte pasë mosmarrëveshje me Gianni De Biasin.

Bile, u tha se Taulanti ka vendosë që me ju bashkue Kosovës. Por, vetë lojtari u ka dhanë fund këtyne thashethemeve.

“Nuk asht e vërtetë që ka me u largue nga Kombëtarja. Nuk e di se kush i trillon këto gjana. Ka me qendrue me Shqipninë”, ka deklarue Xhaka për “Panorama Sport”.