Del video e toreadorit që u godit nga demi (kujdes pamjet)

Ivan Fandino, nji toreador i famshëm spanjoll, u vra në nji arenë të Francës nga nji dem ditën e Shtunë.

36-vjeçari nga Bilbao u pengue gjatë luftimit tradicional me demin dhe mori nji goditje të fortë me bri në gjoks, tue ia shpue nji mushkni. Fandino ndrroi jetë mbasi pësoi dy herë atak kardiak në ambulancën që po e dërgonte në spital.

Në Spanjë ky ishte lajmi kryesor në çdo medium ditën e Diellë, ndërkohë që edhe familja mbretnore e konsideroi tragjedi vdekjen e toreadorit.