Lëndohet Marchisio, mbetet pa Europian?

Fitorja 4-0 ndaj Palermos erdhi me nji çmim të madh, ma shumë për kombëtaren e Italisë se sa për Juventusin.

Cladio Marchisio u largue me lese prej fushe në minutin 14′, të takimit të zhvilluem në Torino, mbas lendimit në gju me nji lojtar të Palermos.

Nga analizat e para të stafit të Juventusit flitet për nji lëndim serioz, i cili i mbyll jo vetëm sezonin, por edhe mundësitë që mesfushori me u kthye në kohë për Euro 2016 në Francë.

Gjithçka mbetet për me u verifikue në orët në vazhdim. Në skenarin ma të keq, Antonio Conte duhet me rishikue  formacionin që ka në mendje deri tash për kampionatin europian.