Denohen Prishtina dhe Drita, qe pse!

Komisioni Diciplinor i FFK’s ka marrë vendimet lidhun me parregullësitë e shafquna në ndeshjen finale të ‘DigitAlb’ Kupës së Kosovës në futboll ndërmjet Dritës dhe Prishtinës (1:2).

Kësisoj, Drita për shkak të hudhjes të sendeve dhe mjeteve piroteknike në terren dhe mbrenda rrethojave të fushës si dhe manifestim të sjelljeve josportive: fyemje, sharje në kor, para, gjatë dhe mbas loje, denohet me 800 euro.

Me të njajtën shumë asht dënue edhe Prishtina për hudhje të sendeve në terren dhe mbrenda rrethojës së fushës si dhe hudhje të mjeteve piroteknike para, gjatë dhe mbas ndeshjes.

Prishtina edhe pse fitoi duelin, nuk u licencue nga UEFA dhe i mbetet që në edicionin e ri me kërkue daljen në Europë.