Departamenti Amerikan: Euro 2016 në objektivin e sulmeve terroriste

Departamenti Amerikan i Shtetit ka paralajmërue qytetarët amerikanë për rrezikun terrorist që i kanoset përreth Europës këtë verë, tue përfshi edhe kampionatin Euro 2016.

“Numri i naltë i turistëve që kanë me vizitue Europën në muejt e verës, paraqesin nji objektiv për sulmet terroriste në vende publike, veçanërisht në gara të randësishme”, thuhet në deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit, dërgue shtetasve të saj që ndodhen në Europë, ose që kanë në plan me shkue atje.

Dy, janë organizimet që ajo veçon: Dita Botnore e Rinisë së Kishës Katolike që ka me u mbajtë në Poloni në fund të muejit Korrik dhe Kampionati Europian i Futbollit, që zhvillohet në Francë mes 10 Qershorit dhe 10 Korrikut.