Derbi Drita-Gjilani me fund dramatik

Gjilani e ka fitue derbin e madh lokal në Vala Superligën e Kosovës.

Të kuqtë kanë mposhtë minimalisht 0:1 rivalët e Dritës, me nji goll të shënuem në kohën shtesë.

Ashtu siç pritej, për spektakël në këtë ndeshje u përkujdesën ‘Intelektualët’ dhe ‘Skifterët’, që me koreografitë dhe mbështetjen që banë për ekipet, kallxuen edhe nji herë që derbi mes ekipeve të Gjilanit, mbetet derbi ma i madh në futbollin kosovar dhe jo vetëm.

Për të pa gollin e vetëm të këtij takimi, u desh të pritej deri në minutën e 97.

Tifozët në dy raste, ndërprenë ndeshjen mbas mjeteve që hodhën në fushë.

Kjo bani që referi të sinjalizon 12 minuta shtesë.