Derbi i Ukrainës kthehet në arenë boksi

Nji përleshje brutale ndodhi në ndeshjen e Premier Ligës ukrainase, Shaktar Donjetsk-Dinamo Kiev.

Para nisjes së sherrit masiv, Shaktari ishte tue fitue me rezultat 3-0.

Njani prej lojtarëve të Kievit goditi kundërshtarin, tue shkaktue trazina në fushë.

Mësohet se gjyqtari i ndeshjes dha 11 kartona të verdhë dhe 2 të kuq mbas përplasjes fizike mes lojtarëve.