Deschamps ‘akuzon’ grupin legjendar AC/DC për paraqitjen e dobët të Francës!

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, e ka justifikue paraqitjen e dobët të Francës me Shqipninë, sidomos pjesën e parë, me gjendjen e barit të stadiumit “Velodrome”.

Simbas trajnerit të Francës, futbollistët rrëshqitnin mbasi pak kohë ma parë në këtë stadium kishte performue grupi legjendar i rock’ut AC/DC.

“Asht e tmerrshme, por nuk asht asgja për me u çuditë. Nëse zhvillon nji koncert të AC/DC vetëm nji muej para Europianit, atëherë ka me u dashtë me u ndryshue bari, me vendosë të ri”, deklaroi ai mbas ndeshjes.