Deschamps: Shqipnia nuk asht veç befasi!

“Grupi asht shumë homogjen dhe analistat e vendosin Francën si favorite tue qenë dhe vend organizator. Por, na kemi respekt të jashtzakonshëm për kundërshtarët tanë. Nuk besoj se kemi avantazh që ndeshjen e hapjes e luejmë kundër nji ekipi të vështirë siç asht Rumania”, ka thanë trajneri i Frances, Didier Deschamps lidhun me gjendjen e grupit ku ban pjesë edhe Shqipnia.

Tue folë për Shqipninë, ai ka shtue:

“Na shpresojmë që me gjetë nji mënyrë për me i zgjidhë problemet që kishim gjatë ndeshjeve kualifikuese kundër ekipit të Shqipnisë (barazim në Rennes, humbje në Tiranë). Këtu ka të bajë dhe fati. Nëse nji ekip merr 4 nga 6 pikët e mundshme në vetëm 2 ndeshje, nuk mundemi me pretendue se ishte vetëm nji befasi”.