Dëshira e yllit kosovar për lojën kundër Finlandës

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Berisha, ka folë para takimin kualifikues që Kosova ka me luejt të Hanën kundër Finlandës. Ai ka thanë se ka me qenë e vështirë, po se ka besim në nji fillim të mbarë.

Ai shton se atmosfera në ekip asht e mirë dhe premtuese.

“Ka me qenë nji ndeshje e vështirë, por unë kam besim se kemi me pasë nji fillim të mirë. Jemi tue punue me zell e përkushtim dhe nuk mendojmë ndryshe veç se për fitore”, ka deklarue ai.

“Atmosfera asht jashtëzakonisht e mirë që premton shumë. Kemi analizue mirë kundërshtarin dhe presim që të gëzohemi të gjithë. T’i gëzojmë adhuruesit dhe popullin e Kosovës”, ka shtue anëtari i Anzhit.