Dëshiron me u largue nga Bayern Munchen

Mesfushori i Bayern Munchen, Pierre-Emile Hojbjerg ka zbulue se ka dëshirë me u largue nga ekipi bavarez.

Hojbjerg ka qenë i huazuem te Schalke dhe Augsburg në 18 muejt e fundit dhe ai nuk e sheh të ardhmen e tij te kampioni gjerman.

“Jam në kërkim të nji ekipi që më përshtatet mue. Jam 20 vjeçar dhe kam përvojë. Më duhet nji ekip ku kam perspektivë”, u shpreh Hojbjerg.