Dështon kalimi i Mustafit te Arsenal

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, asht në kërkim të nji mbrojtësi, mbasi kapiteni Per Mertesacker asht lëndue dhe ka me mungue për disa muej.

Fillimisht ishte mendue se vendin e tij ka me nxanë Shkodran Mustafi, vlera e të cilit asht 30 milionë euro.

Por, The Sun shkruen se, Wenger tashma ka hedhë sytë nga mbrojtësi argjentinas i Swanseas, Frederico Fernandez.