Dhunë në futbollin kosovar

Mbas çdo xhiro në Ligën e Dytë ndodh nga nji vaki. Kësaj radhe ajo asht e dhimbshme, sepse bahet fjalë edhe për sulm fizik. Në ndeshjen derbi të Grupit B të javës 20 ndërmjet Kikës dhe Lepencit, tifozët vendas i kanë përcjellë mysafirët me shkelma e gurë, derisa edhe gjatë ndeshjes nji pjesë e tyne kanë hy n’terren.

Lehtë nuk kanë shpëtue as zyrtarët e ndeshjes. Sfida menxi ka arrit me përfundue mbas 90 minutave, mbasi disa herë ka mund të ndërpritet.

Gjithsesi ajo asht regjistrue me rezultatin e arritun në fushë, 1:1. Si mësohet, Policia e Kosovës ka arrestue disa persona, derisa mund të kapen edhe të tjerë, mbasi ende po vazhdojnë ndjekjet në Hogosht.