Die Zeit: Kosova, shtet sportistësh

Prestigjiozja kulturore gjermane Die Zeit i kallxon botës për sportin e Kosovës dhe thotë se Rio 2016 asht veç fillimi. Koha e izolimit për sportin e Kosovës ka marrë fund.

Artikulli niset me sportisten olimpike Rita Zeqiri, që ju ka dashtë me udhëtue disa orë deri në Shkup për me ushtrue në pishinë.

“Nji kohë të gjatë në Kosovë nuk kishte pishinë publike. Në moshën 9 vjeçare ushtroja në pishinën e nji hoteli, e madhe 15 metra, ndërsa kur u mbyll ajo udhëtoja jashtë shtetit,” thotë Zeqiri.

Tash asht ndërtue nji pishinë me ndihmën e babës së saj, Agron dhe nji klubnotimi, KN Step Prishtina, ku gjanat kanë ardhë në vendin e vet. Për këtë, notuesja shqiptare përshëndet familjen për mbështetjen maksimale.

Mbas luftës gjanat janë përmirësue, por ende statistikat janë të dhimbshme. Simbas Astrit Halitit, sekretarit gjeneral të Federatës së Notuesve në Kosovë, 70 përqind e të rijve kosovarë nuk dijnë notin dhe fatkeqësisht politikanët mendojnë ende se pishinat janë nji lluks, në vend që të mendojnë se ata janë domosdoshmëni.

auto_r11470242073

Nji moment historik

Kosova për herë të parë ka me marrë pjesë në Lojnat Olimpike dhe notuesja e parë asht Zeqiri. Ajo shpreson në nji medalje për vendin e saj, përkundër që nuk ka eksperiencë të bollshme në pishinat 50 metra të gjata. E profesionalizueme asht në stilifin delfin dhe në shpinë, shkruen ma tej Die Zeit.