Disa media rikthejnë ‘luftën’ ndaj shqiptarëve, qe çka i kërkojnë UEFA’s

Sa herë që publikohet nji lajm në arenën ndërkombëtare për ekipe shqiptare, mediat serbe reagojnë.

Këtë herë mediat serbe kanë reague edhe për dënimin e Skënderbeut.

Gazeta Novosti.sr në lajmin e saj kërkon që Skënderbeu jo vetem që me vuejtë pezullimin, por edhe me u denue financiarisht.

Këtë pretendim gazeta serbe e mbështet në dënimet që ka dhanë UEFA për serbët ku simas saj i ka denue financiarisht edhe kur kanë hapë banderola me mesazhe politike.

‘Novosti’ akuzon UEFA’n se pse dënohet Serbia me mjete financiere kur tifozët hapin parulla ‘Kosova asht Zemra e Serbisë’, por nuk ndodhi e njajta për transparentin e hapun në Marseille ‘Kosova asht Shqipni’.

“Kështu, shqiptarët kanë disa privilegje të veçanta në UEFA”, përfundon shkrimin kjo gazetë.