Disa statistika të derbit Milan-Inter

Ky ka me qeë derbi numër 165 në Serie A, Interi ka 61 fitore, ndërsa Milani 51.

52 herë ekipet janë nda baraz.

Në 6 ndeshjet e fundit në Serie A, të dyja ekipet kanë nga 2 fitore dhe 2 barazime.

Para ndeshjes së fundit që Milani fitoi 3:0, ekipet kishin dështue me shënue ma shumë se 1 goll në 7 ndeshje.

Milani ka fitue 7 ndeshje në 9 ndeshjet e fundit në Serie A.

Mosha mesatare e Milanit asht ma e reja në Serie A (25 vjet e 227 ditë).

Milani ka shënue ma së shumti golla jashtë zone këtë sezon (7).

Interi kanë fitue ma së shumti pikë kur kanë qenë tue humbë këtë sezon (8), ndërsa Milani ka fitue çdo ndeshje kur ka qenë në avantazh në këtë sezon.

Interi ka përqindjen ma të vogël të goditjeve në portë këtë sezon (35.5%).

Bonaventura ka shënue 4 golla ndaj Interit dhe asht ‘viktima’ e preferueme e tij, por asnji goll nuk e ka shënue me fanellën e Milanit.

Bacca ka përqindjen ma të naltë të realizimit të gollave në Serie A këtë sezon (37.5%).

Icardi asht pjesëmarrës në 81% të gollave të Interit me 10 golla dhe 3 asiste. Interi ka shënue 16 golla.

Icardi ka luejt 7 ndeshje ndaj Milanit, por nuk ka arritë me shënue asnjiherë.