Donjeta Sadiku fiton Medaljen e Artë në Turqi

Donjeta Sadiku i ka sigurue medaljen e artë Kosovës në turneun e boksit për të ri që po mbahet në Turqi.

Bokserja kosovare ka mposhtë në finale ukrainasen Marija Cherednichenko.

Për të sigurue kalimin në finale, Donjetës iu desh të mposht bokseren angleze Ellie Scotiney.