Donjeta Sadiku shkatërron bjellorusen, i siguron medaljen europiane Kosovës

Ashtu si i ka hije trimneshës tonë, Donjeta Sadiku (57 kg), boksoi dhe e shkatërroi për dy runde bjellorusen Veranika Prakofyeva, tue u kualifikue në gjysëfinalen e Kampionatit Europian në boks për juniore, që po mbahet në Ordu të Turqisë.

Ajo si asnjiherë ka qenë e vendosun dhe pa asnji frigë futet në ring, tue e dërrmue bjellorusen.

Këshillat e trajnerit Besim Brahimit ishin arma ma e fortë e Donjetës, e cila shkëlqeu dhe i siguroi medaljen europiane Kosovës. Kosova tash e ka në xhep medaljen e bronztë, por synimi final asht e arta.

“Referi e ndërpreu meçi mbasi tri herë Donjeta e hodhi në nokdaun rivalen”, tha Brahimi.