Drita e Gjilanit, në finalen e Kupës së Kosovës

Drita mbas plotë 15 vjete, sërish asht kualifikue në finale të Kupës së Kosovës në futboll, tue e mposhtë në gjysëfinale Trepçën ’89 me rezultat 3-0, vetëm pak ditë mbasi gjilanasit ishin deklasue 0-4 në shtëpi ndaj të njajtit kundërshtar, në ndeshjen të vlefshme për Superligë.

Drita ia doli që me gollin e Shkumbim Kelmendit me dërgue ndeshjen në vazhdime, mbasi ky i fundit kishte shënue nga penalltia, ndërsa me të nis vazhdimi i parë, lojtari kryesor Xhevdet Shabani shënoi gollin e dytë.

Kur Trepça 89’ u lëshue përpara tue kërkue gollin e kualifikimit, Almedin Murati e jep gollin e tretë dhe të finales së madhe.

Drita në finale ka me u takue me ekipin e Prishtinës.