Drita, komunikatë për gjestin skandaloz të tifozëve “Intelektualat”

Drejtuesit e ekipit të Dritës janë distancue nga incidenti që ndodhi dje para ndeshjes me Flamurtarin, kur disa tifozë gjilanas kanë sulmue kameramanat e platformës “DigitAlb” që po e transmetonin ndeshjen,

Për këtë arsye, sfida nuk u transmetue në SuperSport Kosova, ashtu siç ishte paralajmërue, mbasi kameramanat nuk kanë ndje siguri.

Kjo asht komunikata zyrtare e kryesisë së ekipit të Dritës.

Komunikim zyrtar i kryesisë së ekipit FC Drita:

Ne si klub distancohemi nga incidenti që ndodhi sot, që u krijua nga tifozët tanë.

Jemi mirënjohës me sinqeritetin më të madhë për ndihmën e vazhdueshme të Digitalb për promovimin e Dritës por edhe gjithë sportit në Kosovë.