Due me u ba si Pele e Maradona

Pelé

Falë magjive të tij, Paul Pogba udhëhoqi Juventusin drejt fitimit të nji tjetër titulli kampioni n’Itali, i 5’ti radhazi për ekipin bardhezi. Vlera e tij në treg aktualisht kap shifrën e 100 milionë eurove, por nëse vazhdon me këto ritme, me siguri që 23-vjeçari mundet me thye çdo rekord në tregun e shitblemjes së futbollistëve nëse vendos me u largue nji ditë nga Juventusi.

Dëshira ose ma saktë objektivi i tij asht me u shëndrrue në nji prej futbollistëve ma te medhej të historisë së futbollit, diçka të tillë francezi e la me u kuptue n’intervistë për mediat italiane.

”Due me u ba nji legjendë e futbollit si Pele e Maradona. Bile, ma shumë se kaq. 4 tituj kampioni radhazi me Juventusin në këto 4 vjet që jam pjesë e bardhezive, nuk më mjaftojmë, due me qenë mesfushori ma i mirë i krejt historisë së futbollit”.

Premisat për me u ba i tillë i ka, mbasi klasi nuk i mungon dhe për momentin ngjason me nji mesfushor të kompletuem, por për me arritë atje ku dëshiron Pogba, ka ende punë për me ba.