Duka e pranon: Gabuem me treshen kosovare të Zvicres

dukauefa

Armand Duka, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, si doket asht pendue që nuk ka ftue në Kombëtare lojtarët si: Shaqirin, Behramin, Xhakën dhe të tjerët.

Armand Duka, numri nji i futbollit shqiptar, i ftuem në emisionin “Allez Show”, e ka pranue se ndoshta në të kaluemen duhej të ishte ndjekë nji politikë ndryshe për me i afrue në Kombëtare lojtarët si Xherdan Shaqirin, Granit Xhakën, Valon Behramin e të tjerë.

“Ndoshta edhe qasja jonë ndaj tyne që në moshë të vogël nuk ka qenë e njajtë, por edhe dëshira e tyne nuk ka qenë e najjtë”, ka deklarue Duka, i cili asht kritikue vazhdimisht për ikjen e talenteve nga ekipi kuqezi.