Duka i ‘kënaqun’ me humbjen 0-2: Kemi mujt me humbë si Kosova

dukauefa

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, ka folë mbas ndeshjes ndaj Spanjës me mjaft qetësi për atë që ndodhi.

Duka pranoi humbjen, tue thanë se Spanja asht ma e mira përfaqësuese që ka luejt ndonjiherë në Shqipni.

Ai mbrojti trajnerin De Biasi dhe mënyrën e lojës defensive ndaj ekipit të Spanjës, mbasi që thotë se ka mujt Shqipnia të pësojë sikurse Kosova nëse kishte me sulmue.