Duka për “L’equipe”: “Nuk kemi yje, por lojtarë që sakrifikojnë”

Vazhdon interesimi i mediave ndërkombëtare, për përgaditjet që ekipi i Shqipnisë po ban në Bad Waltersdorf të Austrisë.

Qe disa ditë nji grup i gazetës prestigjioze francez ”L’equipe”, po qëndron pranë ekipit të Shqipnisë për me krye intervista dhe reportazhe të ndryshme.

Në nji intervistë ekskluzive për këtë gazetë ishte i ftuem Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Numri 1 i institucionit të futbollit, ka theksue ndër të tjera se: “Arritja në finalet e Kampionatit Europian asht fryt i nji pune disa vjeçare. Nuk mundesh me ndërtue asgja në 5 vjet. Na kemi fillue punën me përmirësimin e infrastrukturës. Mandej kemi vazhdue me kualifikimin e kuadrit trajner, nëpërmjet edikimit në shkollën e trajnerëve. Nji punë shumë e mirë asht baedhe për zgjedhjen e qindra mijëra futbollistëve, të cilët sot luejnë në Europë dhe Shqipni”.

Presidenti Duka, sqaroi se forca e Shqipnisë asht te grupi i futbollistëve. “Na nuk kemi Ronaldo, Messi apo Ibrahimovic, por kemi lojtarë që luftojnë dhe japin maksimumin për ekipin. Të gjithë sakrifikojnë dhe luftojnë shumë. Trajneri i ka motivue dhe vlerësoj punën e tij, e cila merret edhe me detajet ma të vogla”- tha ndër të tjera, Presidenti i FSHF’s për gazetën franceze.