Duka për Shaqirin e Xhaken: S’mundeni me i pasë dy zemra!

dukauefa

Kryetari i FSHF’s, Armand Duka, mendon se asht e pakuptimtë që futbollistët me pasë njikohësisht ndjenja për dy shtete të ndryshme.

Kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit në nji intervistë të dhanë për “tagesanzeiger.ch” ka shpjegue se, simbas tij, ajo që kanë ba disa futbollistë shqiptarë te Zvicra, nuk duhet me u marrë si shembull.

“Nëse ata luejnë për Zvicrën, nuk ka asnji problem. Por, unë jam kundër që mandej lojtarët me vendosë stemën e Shqipnisë në këpucë. Apo, që me duer me ba shqiponjën, kur festojnë gollat. Për mue, kjo asht nji çashtje respekti, Nuk mundesh me i pasë dy zemra”, tha ai, nji referencë direkte për Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën.