Dy dëshirat e mëdha të Conte’s te Chelsea

Trajneri i ardhshëm i Chelsea, Antonio Conte kërkon nji sulmues të klasit të naltë për sezonin e ardhshëm.

Tekniku italian sezonin e ardhshëm ka me drejtue ekipin e Londrës, dhe tashma Conte asht tue mendue për përforcimet që i duhen ekipit të tij.

Simbas mediave angleze, në listën e Contes gjenden: Alvaro Morata (Juventus), Gonzalo Higuain (Napoli) dhe Romelu Lukaku (Everton). Por, siç shkruejnë mediat në ishull, strategu italian asht i fokusuem te Morata dhe Higuain.