Dy ekipet e njohuna italiane në sulm për Giroud

Olivier Giroud, mes Milanit dhe Napolit. Sulmuesi francez simbas të gjitha gjasave ka me u largue nga Arsenali, mbasi ka vendosë mos me rinovue kontratën që i skadon në vitin 2018 me “Topçijtë”.

Nisun nga kjo, Milani dhe shumë ma tepër Napoli kanë shfaqë interes për Olivier Giroud dhe e shikojnë afrimin e ish lojtarit të Montpellier si nji mundësi shumë të mirë në merkaton e Kallnorit.

Të Kaltrit qëndrojnë në pole-position, për vetë faktin se, Napoli asht vendosë në kërkim të nji sulmuesi për me zavendësue të lënduemin Arkadiuz Milik, por nuk mbetet mbas as Milani.

Kuqezijtë, të cilët me mbrritjen e kinezëve kanë me pasë shumë pare për me shpenzue, munden me ble 30-vjecarin, për me pasë nji tjetër alternativë cilësore përkrah Carlos Baccës, edhe pse nuk përjashtohet mundësia që kolumbiani me u largue.