Dy emna për me zavendësue Higuanin

Ish sulmuesi i Real Madridit, Gonzalo Higuain, pritet që së shpejti me u zyrtarizue si futbollist i Juventusit. Napoli tashma ka fillue të mendojë për zavendësuesin e tij, derisa tenton me ba shoping te Real Madridi.

Simbas asaj që raporton Goal.com, trajneri Maurizio Sarri pëlqen shumë sulmuesin e Real Madridit, Alvaro Moratan dhe atë të Interit, Mauro Icardin.