Dy gollat e Antoine Griezmann dhe habia që shkaktoi te tifozët

Antoine Griezmann asht heroi i francezëve.

Me dy gollat e shënuem ndaj gjermanëve ai kaloi ekipin e Francës në finale ku ka me u ndeshë të Diellen me Portugalinë e Ronaldos.

Por, mbramjen e sotme ra në sy fakti se lojtari që ka shënue gjashtë golla deri tash luen ndryshe nga shokët e ekipit.

Fanella e Antoine Griezmann asht me mangë të gjata edhe pse temperaturat në Francë janë shumë të nalta.

Askush nuk e di pse lojtari i Atletikos ban këtë zgjedhje, por në rrjetet sociale shkruhet se asht nji bestytni e lojtarit francez.

griez