Dy vjet burg për Messin, ministri i Drejtësisë lëshon deklaratën bombë kundër Barcelonës

Ministri i Drejtësisë në Spanjë , Rafael Catala, ka vnue në pikëpyetje përpjekjen që po ban Barcelona me fushatën e saj në mbështetje të Messit mbas dënimit me 21 mej burg për evazion fiskal.

Catala u tha gazetarëve se Barcelona para se me marr nji nismë të tillë duhet me i njoftë veprimet që ka krye nji firmë ligjore që ka administrue tana proceduat dhe transaksionet financiare të Messit.

“Unë nuk jam me Messin, unë nuk kam krye vepër penale dhe për këtë arsye unë nuk kam me u ndje në mbështetje të Messi… dhe nuk mendoj se katalanasit dhe Barca janë dakord me nji qasje të tillë”, deklaroi Ministri i Drejtësisë.