E bujshme, Manchester United zbulon “Messin” e s’ardhmes

Agjenti i zbulimit të talenteve të Manchester United në Amerikë ka piketue nji sulmues 15-vjeçar, i cili me shumë mundësi sezonin e ardhshëm ka me qenë pjesë e “Djajve të Kuq” në Premier Leaguen angleze.

Sulmuesi i Vancouver Whitecaps, Alphonso Davies asht nji ndër talentet ma të mëdhaj mbasi këtë e vërtetoi tue realizue së fundi nji perlë kundër Seattle Sounders në MLS.

Pamvarësisht moshës së vogël, sulmuesi kanadez ka marrë besimin e trajnerit të ekipit për me u aktivizue me ekipin e parë.