E bujshme, Skenderbeu gati për me transferue ‘yllin’ e Shqipnisë

Drejtues të ekipit të Skënderbeut këtë merkato kanë nji objektiv kryesor, pikërisht blemjen e mesfushorit të Shqipnisë, Odise Roshi.

Mesfushori i Rijeka’s ka aftësi mjaft të mira dhe nëse Skënderbeu e kryen këtë lëvizje, atëherë jo vetëm që ka me u përforcue shumë, por ka me i rritë edhe cilësinë e lojtarëve në Superligën shqiptare.

Oferta në drejtim të Roshit pritet me u krye me 6 Korrik, ditë në të cilën ka me dalë edhe vendimi i CAS për Skënderbeun.

Nëse Roshi transferohet në Korçë, atëherë Liridon Latifi ka me u detyrue me u largue ashtu siç bani Progni.