E bujshme, ylli i Barcelona’s kalon në Juventus

Nji lajm i bujshëm vjen nga Spanja. Juventus’i ka sigurue shërbimet e Dani Alves.

Lajmi bahet me dije nga radio “Cadena SER”. Mbrojtësi ka me u largue nga Barcelona me parametra zero dhe pritet që me 30 Qershor me nënshkrue nji kontratë me bardhezijtë.

Mësohet se, për marrëveshjen në fjalë ka ra n’dakord mbas finales së Kupës së Mbretit kundër Sevilla’s dhe tashma pritet vetëm formalizimi.