E fundit: Tevez drejt rikthimit në Itali te ky ekip

Sulmuesi argjentinas, Carlos Tevez, asht shumë pranë ndamjes me ekipin e Boca Juniors dhe tash në mediat botnore ka shumë spekulime për të ardhmën e tij.

Mediat italiane në raportet e fundit bajnë të ditun se Tevez mundet me u rikthye në Serie A, aty ku shkëlqeu me Juventus, por “zoja e vjetër” nuk asht destinacioni i radhës, por as ekipi që dikur e donte me çdo kusht, Milan.

Raportohet se agjenti i lojtarit asht tue negociue me Interin, ekip ky që me insistimin e Roberto Mancini mundet me rikthye sërish në Serie A.