E habitshme çka thotë Shaqiri për Stoke City’n

Xherdan Shaqiri mendon që Stoke City po luen shumë mirë, përkundër rezultateve katastrofike.

Mbas barazimit me WBA 1:1, kosovari konsideron që ekipi i tij asht përmirësue ndjeshëm.

“Jemi të dëshpëruaem për rezultatin, por mendoj që po bajmë lojë të mirë dhe jemi përmirësue shumë”, deklaroi Shaqiri.

“Nëse vazhdojmë me paraqitje të tilla, jam i bindun që kemi me u kthy në rrugën e mirë tue marrë pikë. Gjithsesi, ka ende hapsina për t’u përmirësue”, shtoi Shaqiri.

Stoke City asht në pozitën e parafundit në Premierligë me 2 pikë.