E jashtëzakonshme: Film i vizatuem për Kombëtaren e Shqipnisë

Komnbëtarja shqiptare e futbollit ka marrë nji befasi të bukur mbas kthimit nga Franca.

Paraqitja dinjitoze që bani ekipi i De Biasit në 3 ndeshjet e fazës së grupeve ka frymëzue nji djalosh shqiptar nga Struga, që jeton në Zvicër, me realizue nji video të animueme për tana ndeshjet që luejti ekipi kuq e zi në ndeshjet kualifikuese, ku siguroi pejsëmarrjen historike në Euro 2016.

Kjo video që zgjat 4 minuta ka të përmbledhun tana momentet e ndeshjeve, përfshi edhe incidentin e Beogradit, ku kombëtarja siguroi ato 3 pikë të arta që ndihmuen në kualifikimin e arritun.